Rama shkruan “të shkuara”, ndërsa vetë pacientja rrëfen se mjekët i kanë shpëtuar jetën dhe janë heronjtë e saj.

Rama shkruan “të shkuara”, ndërsa vetë pacientja rrëfen se mjekët i kanë shpëtuar jetën dhe janë heronjtë e saj.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e dëshmive që provojnë sipas tij, faktin se qeveria ka arritur ta menaxhojë siç duhet pandeminë COVID19. Në një postim në rrjetet sociale, teksa shpërndan dëshminë e infermieres Pashke Prendi, Rama shkruan “të shkuara”, ndërsa vetë pacientja rrëfen se mjekët i kanë shpëtuar jetën dhe janë heronjtë e saj.

Advertisements

RRËFIMI I INFERMIERES: Quhem Pashke Prendi. Kam 10 vjet që punoj infermiere pranë mjekut pediatër. Jam diagnostikuar me koronavirus dhe jam nis për në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Kur jam paraqitur në urgjencë në Tiranë, kam gjetur si mjeke Esi Dukën, që ishte kaq heroinë për punën. Ajo ka shërbyer për të gjithë njësoj. Ditën e parë kisha probleme me frymëmarrjen, ndërsa për shkak të punës së mjekëve, për nëntë ditë u normalizova. Janë heronj, duke nisur nga shefja Najada Çomo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpêrthim rastesh me Covid në Vlorë, mïster fati i të miturve në shtëpinë e foshnjes
Artikulli tjetërTirana feston Natën e Bardhë, por brenda rregullave. Ja këngëtarët që do dhurojnë emocione