Shpêrthim rastesh me Covid në Vlorë, mïster fati i të miturve në shtëpinë e foshnjes

Një tjetër kujdestare pranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitive me covid 19. Deri tani numri i të prekurve me covid pranë këtij institucioni ka shkuar në 6 të prekur të konfirmuar (të gjithë rastet janë staf) ndërkohë që pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera të cilat gjithashtu kanë simptoma të covid 19.

Advertisements

Sa i përket situatës me të miturit, nuk ka një përgjigje nga institucionet, bën me dije gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj.

Në të gjithë qarkun e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin zbuluar 59 raste të reja, ndërkohë që fundjava mund të sjellë edhe një rritje të numrit të infektimeve, për shkak të festave të Nëntorit, që kanë çuar në qytetin e Pavarësisë, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit.

Advertisements

Ndërkohë që në të gjithë vendin në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë, ndërkohë që janë regjistruar 835 raste të reja. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar. (E.K/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrekëse, babai i varfër i blen arushin që kishte kërkuar kur ishte 6 vjeç, vajza shpërthen në lot
Artikulli tjetërRama shkruan “të shkuara”, ndërsa vetë pacientja rrëfen se mjekët i kanë shpëtuar jetën dhe janë heronjtë e saj.