Imozt Frendo shërohet nga Covid-19: Jam ndjerë si kokë pa trup

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Advertisements

Gjendja shëndetësore e tij thuhet se është shumë e mirë, ndërsa ka disa ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari).Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës ka shpërndarë edhe një reagim të Frendos ku thotë se ka qenë një eksperiencë e vështirë përballja me virusin.

“Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.

Advertisements

Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.

Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!

Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.

Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMegi Pojani zbulon “sekretet” e fëmijërisë në “Dream Team”: Isha Miss…
Artikulli tjetërPrekëse, babai i varfër i blen arushin që kishte kërkuar kur ishte 6 vjeç, vajza shpërthen në lot