“Më vjen për të qarë”/ Moderatorja preket për ngjarjet në Kosovë

Ngjarjet e fundit politike në Kosovë, ku ish- eksponentët kryesorë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, kanë rikthyer ndjenjën e patriotizmit tek shqiptarët, në veçanti të atyre të Kosovës.

Advertisements

Argjira Spanca, një ndër moderatoret e emisionit “E Diell”, tha në rubrikën “Trotuar” se shpesh kohët e fundit e ka gjetur veten duke qarë përpara televizorit për shkak të zhvillimeve të fundit politike. Ajo tha se deklaratat e ish-luftëtarëve e kanë prekur shumë. Gjithashtu shtoi, se është emocionuar së tepërmi në ndeshjen vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku flamuri kuqezi u shpalos në qendër të fushës para nisjes së sfidës.

“Kosovës na ka ndodh ngjarje kohët e fundit që ta imponon pjesën e patriotizmit. Përshembull edhe me ngjarjet e fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë. Unë e kam gjetur veten javën e fundit duke qarë para televizorin, me deklaratat e ish- ushtarëve të UÇK-së. Një ndjenjë që e kam përjetuar si asnjëherë në borë ka qenë në lojën e futbollit, kur u fut flamuri kuqezi, unë atë e quaj flamurin tonë, ai na flenë në zemër”, tha Argjira.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFOTOT/ Në luftë të përditshme me COVID, mjekët e Infektivit nuk harrojnë festën e 28 Nëntorit, valëvisin flamurin kuq e zi në ballkone
Artikulli tjetërTetova në “flakë”! Mënyra SPEKTAKOLARE që festojnë shqiptarët 108-vjetorin e Pavarësisë, ndezin tymuese të kuqe, “digjet” qendra e qytetit