Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndau në Facebook dy foto nga spitali, aty ku shihet i vendosur në një ballkon flamuri shqiptar.
TIRANË– Mjekët dhe infermierët e spitalit Infektiv nuk kanë harruar të festojnë sadopak festën e 28 Nëntorit. Ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo e cila ndau në Facebook dy foto nga spitali, aty ku shihet i vendosur në një ballkon flamuri shqiptar.
Advertisements
‘Krenari’ shkruan Manastirliu përkrah fotove ku shihen qartë tre mjekë të cilët kanë formuar me duart e tyre shqiponjën.
Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullime të rinjsh e festime masive.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!