Shuhet Maradona! Rama: Moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së futbollistit Diego Armando Maradona.

Advertisements

Ai ka publikuar një prej shprehjeve të shumta në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, “La Mano de Dios”.

Rama thotë se është një moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.

Advertisements

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti, kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…U prehtë në paqe”, shkruan Rama.

Legjenda e futbollit pësoi atak në zemër në shtëpinë e tij ku mbylli sytë përgjithmonë, vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni në tru.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Për’Puthen”/ Njihuni me Atdheun, djalin që ka punuar në ndërtim në Evropë dhe ka disa komente për vajzat…
Artikulli tjetërTea dhe Elvisi në takim/ Djali i bën dhuratë të ngjashme me Andin, detaji që nuk i shpëtoi Teas…