Meteorologët kanë parashikuar se dita e nesërme do të jetë e kthjellët me vranësira të kalimtare.
Advertisements
Po ashtu në mëngjes, sikurse edhe sot përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.
Ndërsa era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.
Advertisements
Kurse temperaturat variojnë nga 10 gradë celsius në 19 gradë celsius.
“Ditë e bukur me diell mbizotëroi në vend, por dhe me mjegull të mëngjesit përgjatë luginave.
Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 10°C
zoant e ulëta 4°C deri në 19°C
zonat bregdetare 7C deri në 19°C
Ju urojmë të kaloni një pasdite të bukur!” njofton SHMU.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!