‘Zombie Covid’/ Nuskat e varreve masive në Danimarkë dalin sërish në sipërfaqe

Ato që po quhen tashmë “nuse lalet zombi” nga shtypi në Danimarkë, duket se po dalin sërish në sipërfaqe nga varret masive ku u hodhën tre javë më parë, si rezultat i infektimeve me një variant të panjohur të koronavirusit.

Advertisements

Imazhe drithëruese tregonin sot grupe të kufomash te kafsheve që rishfaqeshin në sipërfaqe të varreve masive në kompleksin ushtarak Holstebro në veriperëndim të vendit.

Qeveria daneze në fillim të muajit njoftoi eliminimin e 15 deri 17 milione nuse laleve prej rrezikut të një varianti të fuqishëm të koronavirusit që po përphapej në popullatën e kafshëve të pellushit.

Advertisements

Por zyrtarët siguruan publikun se fenomeni i fundi ishte vetëm një rezultat i forcave të natyrës.

Zëdhënsi i policisë Thomas Kristensen tha për mediat: “Janë gaze që krijohen gjatë procesit të dekompozimit, të cilat bëjnë që trupat të fryhen, dhe në disa raste të ngrihen mbi sipërfaqe”.

Ai pranoi se mund të ketë rrezik të infeksioneve nga kufomat e nuskave pasi virusi mund të mbetet në pellushin e tyre, por gjithsesi janë më pak infektuese sesa nuskat e gjalla.

Gjatë varrosjes kufomat u trajtuan me dezinfektues dhe preparat limoni për të evituar rrezikun e virusit, por zona mbetet gjithsesi e ruajtur për të shmangur vizitat e vendasve kuriozë.

Gazeta daneze National Berlingske e quante situatën me shaka “nuskat e vdekura zombi, ngrihen nga varri për hakmarrje.”

Zyrtarët thanë se për të evituar fenomene të tilla, kafshë të tjera do të varrosen më thellë dhe më shumë dhe do të hidhet mbi to.

Eliminimet masive erdhën pasi Serum Institute në Kopenhagen zbuloi mutacione në majat proteinike të virusit të nuskave, për të cilat ata trembeshin se mund të ndikonin në reduktimin e efektiviteit të vaksinës për njerëzit.

Varianti i ri viral i quajtur “grupimi Pesë”, ishte zbuluar në 207 nga 1,139 fermat daneze të nuskave, ku ato rriten për t’u vrarë më pas për pellushin e tyre.

OBSH ka thënë se 214 raste njerëzore të variantit të ri danez të koronavirusit janë zbuluar në vend.

Vendi dhe mediat botërore u tronditën nga pamjet publike të masakrës së nuseve të lalës në varret masive, dhe më vonë qeveria daneze u detyrua të kërkojë falje duke thënë se nuk kishte bazë ligjore për thirrjen e eliminimit total të tyre.

Danimarka është eksportuesja më e madhe në botë e pellushit të nuskave me 17 milione njësi në vit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPesë orë pas ngjarjes në Elbasan: Ishte pl agosje, Çausholli që mori plu mbin është vënë në pra nga, tjetri është shpallur në kërkim
Artikulli tjetërE “marrosur” pas… / Tea e “Për’Puthen” zbulon emrin e këngëtarit që ka poster në shtëpi…