“Nuk ia uroj as armikut më të keq”, infermierja publikon fotografinë pas orëve sfilitese në punë

Një infermiere që shërben në kujdesin intensiv në një spital Covid në Tennesse ka frymëzuar shumë punonjës të tjerë duke publikuar fotografinë e vetes pas një dite rraskapitëse në punë. Të dielën, Kathryn, e cila kërkoi të mos bëhej publik mbiemri i saj për shkak të shqetësimeve të ngacmimeve, publikoi dy fotografi të saj në Twitter.

Advertisements

Në fotografinë e parë, e cila u bë në mes të Prillit, menjëherë pasi mbaroi shkollën e infermierisë, Kathryn u shfaq me fytyrë të freskët dhe e qeshur ndërsa pozonte për kamerën.

Në të dytën, e cila u realizua të shtunën në punë, Kathryn duket e buzëqeshur me rrathë të fryrë poshtë syve dhe shenjat e dukshme të maskës në faqet e saj.

Advertisements

Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850,000 pëlqime dhe 78,000 retweets. Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pandeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte virusin “as armikut të saj më të keq”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVeliaj “zhduk” kullat e qendrës së Tiranës në videon e propagandës, shikojini vete pamjet
Artikulli tjetërKoronavirusi i ka prekur mushkëritë, trajneri i njohur shqiptar niset me urgjence drejt Turqisë