SLLOVENI
Advertisements
Një qytetar nga Lubjana në Slloveni është gjobitur me 400 euro, pasi hoqi maskën për të ngrënë një byrek.
Kjo gjobë është bërë tema e ditës në Slloveni, në media, por edhe në Parlament, ku opozita e akuzoi qeverinë për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.
Advertisements
Në lidhje me çështjen, policia sllovene tha se gjoba ishte e drejtë, pasi djali nuk kishte respektuar rregullat anti-covid.
Mësohet se djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur për të ngrënë një byrek në shkallët e Kishës Françeskane.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!