Rama flet për vaksinimin: Të parët do e bëjnë janë mjekët, policët, e mësuesit! Nuk i kemi lënë gjë mangut këtij populli(ZOTIMI)

Kryeministri Edi Rama është zotuar se qeveria shqiptare po bën çmos për të marrë vaksinën e COVID19 sapo ajo të dalë në treg. Rama tha se Shqipëria mund të marrë nga të gjitha llojet që do të dalin në treg, ndërsa foli edhe për kategoritë që do të vaksinohen të parët.

Advertisements

“I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë se kemi dhe një luftë që është shumë e madhe që familjet të kthehen në shtëpi, duke ndërtuar shtëpi e apartamente dhe këto ndërtohen me fonde dhe kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion pa lënë gjë mangët.

Sa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me radhë, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë, ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt, nuk jemi në avantazhin e vendeve të mëdha, prandaj po bëjmë përpjekje të mos mbetemi jashtë këtij procesi dhe të mos detyrohemi të presim në fund, e lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër, nuk i kemi lënë gjë mangët popullit për gjëra që lidhen për element më të rëndësishme të jetës.

Advertisements

Mund të marrim nga të gjitha llojet, asnjë vend nuk po fokusohet vetëm te një vaksinë, ne kemi një grup njerëzish që po merren me vaksinën dhe shpresoj që të mos mbetemi mbrapa, çmimi është gjëja e fundit që po mendojmë në këtë moment”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Thefsh qafën’, gazetari Artan Hoxha tregon momentet e vështira që kaloi në spital nga Covid
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për Kuvendin