Greva “paralizon” udhëtimet nga Shqipëria drejt Greqisë/ MEPJ jep njoftimin për qytetarët

MEPJ ka lajmëruar qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin lëvizjen nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Advertisements

Kjo pasi është ndërprerë puna si pasojë e grevës së punonjësve të doganës greke dhe nuk do të lejohen automjetet si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vde kjesh.

Advertisements

Deklarata e plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se në bazë të një njoftimi të Autoriteteve të Policisë greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga ora 07:00 e ditës së sotme, deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor. Kjo ndërprerje vjen për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Sa më sipër, qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin nëpërmjet kësaj pike kalimi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMasat anti-Covid/ Greqia s’do të rihapet nga data 30 nëntor, ja data e re
Artikulli tjetër“MBYLLJE TOTALE”, Rama e nis konferencën me paralajmerimin e forte