Deputeti i njohur socialist Vullnet Sinaj, njëherësh biznesmen, ka publikuar dje një video në rrjetet sociale teksa ka shtruar një darkë në lokal me disa miq të tijë dhe grupin polifonik “Çipini”.
Advertisements
Socialisti duket se u bën karshillëk autoriteteve shtetërore, sipas urdhrit të së cilave janë të ndaluara grumbullimet me më shumë se 10 persona, në ambient të hapur dhe të mbyllur. Sinaj ka shpërndarë videon e darkës në rrjetet sociale dhe shkruan se një mik e ka paralajmëruar të mos i publikojë pasi janë më shumë se 10 persona, por ai nuk “ka bërë mbrapa”.
“Jeni 12 vetë dhe maksimumi i lejuar është 10 persona së bashku. Mos e publiko”, i ka thënë Sinajt një prej miqve të tijë të pranishëm në darkë. Por biznesmeni e deputeti socialist ka treguar se gjoba “nuk i prish punë”.
Advertisements
“Për të ndenjur me njerëz të mirë dhe për të dëgjuar këtë mrekulli të polifonisë, e bëj hallall gjobën”, ia ka kthyer deputeti i PS mikut që e këshilloi të mos publikonte pamjet nga darka. Por disa orë pas publikimit të videos dhe shkrimit mospërfillës për autoritetet shtetërore, Vullnet Sinaj e ka “zhdukur” atë nga rrjetet sociale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!