Sara Hoxha ka vendosur që një pjesë të së dielës së saj t’ja dedikojë ndjekësve të saj, për t’ju përgjigjur çdo kurioziteti të tyre. Ajo ka ndarë një foto të dy djemve të saj duke luajtur bashkë në krevat, ndërkohë që duket se ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.
Advertisements
Kryesisht pyetjet e ndjekësve kanë qenë rreth emrave që ajo mund të zgjedhë për fëmijët e saj të ardhshëm. Nëse do të bëjë sërish një djalë, ajo ka treguar se nuk dëshiron të vendosë më emra qytetesh, sepse për të është ezauruar si ide. Ndërkohë nëse do të bëhet nënë e një vajze, duket se ajo e ka zgjedhur emrin prej kohësh. “Për goca kam akoma- India ose Sienna”, është përgjigjur Sara.
Sara është shprehur se nuk dëshiron që fëmijët të marrin kokëfortësinë prej saj, sepse duket se ky është vesi më i madh i Sarës. Trashëgimtarja e Top Channel ka treguar se asnjë produkt nuk i ka bërë punë për strijat gjatë shtatzënisë, ndaj nuk ka dhënë asnjë sugjerim për ndjekëset e saj.
Advertisements
“Kam përdorur gjëra që me siguri nuk do funksionojnë se e kam barkun plot strija”, është shprehur Sara.
Kujtojmë se ajo është bërë nënë për herë të parë në dhjetor të 2016-tës, ndërkohë që djalin e dytë, Roman, e solli në jetë vitin e shkuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!