Shifrat e fundit ishin të 24 orëve të fundit, ku për ditën e sotme (22 nëntor 2020), janë bërë 2084 testime ditore dhe ka rezultuar që vetëm 565 prej tyre pozitive.
TIRANË– Ndërkohë që OBSH parashikon që Evropa do të përfshihet nga vala e tretë e COVID19 në fillim të 2021, e se zyrtarisht jemi në valën e dytë, në Shqipëri po ndodhin çudira.
Advertisements
Që nga akuzat e krerëve të partive, PD ndaj qeverisë se po mashtrojnë për numrin e viktimave të Covid në vend, pasi sipas tyre po i ulin ndërkohë që është komplet e kundërta e deri te shifrat që shikojmë çdo ditë të pasqyruara nga Ministria e Shëndetësisë.
Shifrat e fundit ishin të 24 orëve të fundit, ku për ditën e sotme (22 nëntor 2020), janë bërë 2084 testime ditore dhe ka rezultuar që vetëm 565 prej tyre pozitive. Po ta krahasojmë me ditën e djeshme, 21 nëntor ku janë realizuar 2470 testime dhe rezultuan 737 pozitiv, duket se po praktikohet taktika ‘sa më pak teste aq më pak të infektuar’.
Advertisements
Piku i rasteve pozitive ishte i datës 20 nëntor ku u testuan 2677 persona në ditë dhe rezultuan të prekur 836 persona. Pra dukshëm më shumë testime dhe shumë më shumë të infektuar se në ditët e tjera.
Mos vallë kjo është një mënyrë që ka zgjedhur qeveria apo spitalet që të ‘shpëtojnë’ më shpejt nga pandemia: Duke bërë më pak testime e duke raportuar pozitivë sa më pak njerëz?
Ndërkohë nuk dihet se sa do të shkojnë shifrat e të prekurve nëse në Shqipëri vijnë 300 mijë testet e shpejta që janë deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një konference për mediat…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!