Veliaj gjithashtu është shprehur se viti 2022 do të jetë i koncertëve dhe i udhëtimeve ndaj njerëzit duhet që ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do të vij me përzgjedhjen e Tiranës si Kryeqyteti Evropian për Rininë.
Advertisements
TIRANË- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zhvilluar një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Intervista e tyre është bërë nga nisma “Diaspora flet 2020”. Në bashkëbisedimin e tyre është folur rreth mundësive të reja që do i hapen shqiptarëve me përzgjedhjen që iu bë Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022.
Advertisements
Këngëtarja është shprehur se gjithmonë e ka ndjer të nevojshme që t’i shpreh botës se kush është dhe nga vjen. Ajo më tej, ka thënë se është e tërhequr nga kultura shqiptare dhe se për projektet e saj që do të dalin më vijim është frymëzuar nga Shqipëria.
“Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare. Po t’i shikosh projektet e mia në vijim janë të frymëzuara nga kjo kulturë” tha Rita.Më pas Rita ka vënë në dukje edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Ajo ka thënë se mamaja i gatuan gjithmonë mëngjese shqiptare dhe të preferuarat e saj janë specat me djathë dhe vezë më havjar.
“E dua mëngjesin dhe e kam ngaqë mamaja gjithmonë ka gatuar mëngjese të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë speca me djathë, vezë në havjar dhe nuk e di nëse e them gabim, por gjithashtu dhe llokumet që i bën mamaja ime, me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është ushqimi më i shëndetshëm por definitivisht është më i shijshëm,” ka thënë Rita.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!