Qytetarët shprehen se banorët hedhin mbeturinat aty ndërkohë disa të tjerë shprehen se edhefabrikat hedhin vajin aty.
BERAT- Banorët e Beratit janë shqetësuar nga nxirja e lumit Osum. Ata shprehen se ndotja e tij mund të sjellë sëmundje të ndryshme dhe sipas tyre shkak për këtë janë vetë banorët.
Advertisements
Qytetarët shprehen se banorët hedhin mbeturinat aty ndërkohë disa të tjerë shprehen se edhefabrikat hedhin vajin aty. Ndërkohë siç shihet afër lumit është një dele e ngordhur, qyetarët shprehen se e kanë hedhur banorët por megjithatë nuk dihet nëse ajo ka ngordhur pasi ka konsumuar ujin e nxirë të lumit apo e kanë hedhur me të vërtetë qyetarët.
“Ndotja e lumit do shtoj sëmundjet, ndot ajrin. Lumin duhet ta mbajmë të pastër sepse do shtohen vetëm sëmundjet. Banorët hedhin mbeturina, vetëm kur bie shi ikin mbeturinat përndryshe ato ngelin aty.”- shprehen qytetarët.
Advertisements
“Hedhin kafshët e ngordhura, ky nuk quhet lumë por kanal. Ku lum mund të shërbejë edhe për ujë të pijshëm nga lumi dhe kjo mund të sjellë sëmundje nga më të ndryshmet.“- thotë një tjetër.
“Gjendja është shumë e keqe, ngordhin kafshët dhe i hedhin aty, uzinat hedhin mbeturinat. Mund të jetë rrezik epidemia.”– shton më tej një tjetër.
Lumi Osum është nxirë. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur si pasojë e derdhjeve ne lumë të bërsive nga fabrikat e vajit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!