Në një intervistë tekniku i Liverpool nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar në të ardhmen Gjermaninë,por për momentin është i lumtur te Liverpool.
ANGLI– Kombëtarja e Gjermanisë nuk po kalon një moment të mirë. Pas humbjes 6-0 ndaj Spanjës, për trajnerin Joachim Loë ka shpërthyer një furtunë, kur në Gjermani kërkojnë shkarkimin e teknikut. Disa ditë më parë “Kicker” kishte bërë një sondazh se kë do të preferonin si trajner në krye të përfaqësueses dhe pothuajse të gjithë votuesit preferonin Jurgen Kloop.
Advertisements
Në një intervistë tekniku i Liverpool nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar në të ardhmen Gjermaninë,por për momentin është i lumtur te Liverpool.
“Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive. Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpool. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!