Françeska Jaçe dhe jeta plot peripeci si vajzë e famshme, pas aksidentit të frikshëm i rikthehet luksit të shfrenuar

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe, u përfshi në një aksident pak ditë më parë në Vlorë, nga i cili shpëtoi pa dëmtime për fat të mirë.

Advertisements

Ajo po udhëtonte e vetme me një makinë “BMW X6” kur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, makina e saj luksoze u përmbys, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Françeska kishte publikuar të dielën foto dhe video në “Instastory”-n e saj në “Instagram”, ku shihej në Vlorë, duke drekuar. Nga ora kur publikoi Story-n, binte në sy fakti se xhiron me makinë në qytet, ajo e kishte bërë rreth orës 12:40 të mëngjesit, ndërkohë që pas orës 22:00 ishte i ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve.

Advertisements

Nuk vonoi dhe Françeska Jaçe reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, pasi i shpëtoi aksidentit të frikshëm, që sipas raportimeve u ndihmua nga kalimtarët dhe mori vetëm disa plagë të lehta në trup.

Pasi lajmi mori dhenë, ajo vendosi të fliste për aksidentin duke falenderuar të gjithë njerëzit për mesazhet dhe telefonatat e tyre. Ndërsa uroi që Zoti t’i ndihmojë të gjithë njerëzit!

“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta!”- shkroi modelja.Momenti i përplasjes dhe përmbysjes së automjetit sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, por edhe Policisë, ka qenë i frikshëm, ndërsa në momentet e para është menduar për një aksident edhe më të rëndë, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e Policisë, ndërsa drejtuesja e automjetit doli nga makina e përmbysur, duke marrë menjëherë ndihmë mjekësore, por fatmirësisht, pavarësisht aksidentit të rëndë, dëmet e shkaktuara kanë qenë të papërfillshme për shëndetin e saj.

27- vjeçarja nga Vlora, e njohur për mediat, ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes edhe kur ka mbërritur Policia, ndërsa nga blutë e Vlorës nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Sipas informacioneve më të fundit nga Policia e Vlorës dyshohej se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, që ka sjellë edhe përplasjen me bordurën e rreth rrotulimit dhe më pas përmbysjen.
Kujtojmë që jeta e Françeskës që pas famës që mori në “Big Brother” ka qenë me plot peripeci, duke filluar nga aksidentet e ndryshme me makinë e deri te sherret me femrat, situata prej të cilave ka përfunduar edhe në polici.

Një vajzë dinamike si ajo duket sikur ka vazhduar “reality show”-n edhe pas daljes nga “Big Brother”, pasi shpesh është bërë pjesë e faqeve të kronikës, për shkak të problemeve të ndryshme që ka kaluar në jetë, por që në fund ia ka dalë.

E në lidhje me këto situata ajo e ka gjetur fajtorin tek “syri i keq”, ndaj rikthimit në jetën e qejfit e ka shoqëruar me mbajtjen e objektit që njihet si “syri grek”, që është në gjendje të kapë energjinë negative të mjedisit përreth.

Një emoji të tillë e ka vendosur në fotot e fundit që ka postuar në “Instagram”, duke sfiduar kështu zilinë atyre që e kanë inat. Ndërkohë që direkt pas lajmeve të aksidentit, ajo nuk ngurron të ekspozojë rikthimin në jetën e luksit të shfrenuar, ku shihet tek darkon në restorante të shtrenjta dhe e veshur kokë e këmbë në luks.

Pak para aksidentit, ish-lojtarja e “Big Brother” i dha fund lidhjes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Dokën, duke e fshirë njëri-tjetrin nga lista e “Instagram”-it.

Historia e saj me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakElita Rudi hap dyert e shtëpisë dhe tregon super atmosferën festive!
Artikulli tjetërOlti Curri zbulon operacionin në gjoks të këngëtares së njohur: Më tha që në fisin tone na rritet pas…