Nga produktet e qumështit deri tek sheqeri, këto janë shtatë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në dimër

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për t’i konsumuar gjatë ditëve të dimrit, megjithatë, duhet të kemi parasysh se në këto muaj të ftohtë, shumica e tyre transportohen nga rajone të ngrohta.

Advertisements

Gjatë këtij procesi, karakteristikat e tyre të dobishme mund të veniten, duke i lënë me pak ose aspak vlera ushqyese.

“Bright Side” ka krijuar një listë me disa ushqime që janë më mirë të lihen mënjanë deri në stinët e ngrohta.

Advertisements

Asparagus

Koha më e mirë për të provuar asparagusin është pranvera, stina e saj natyrale. Në dimër, ata transportohen nga Peruja ose Kina. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm që shija dhe struktura fillojnë të zbehen, por edhe vitaminat zhduken. Shumë elementë të dobishëm zhduken gjatë kohës së transportit, duke e bërë më pak ushqyese për ne.

Zarzavate të paketuara

Zarzavatet e paketuara janë larë dhe copëtuar paraprakisht për ne për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë konsumimin e tyre. Sidoqoftë, një paralarje e tillë mund të dëmtojë fibrat e zarzavateve dhe të bëjë që vitaminat të humbasin.

Luleshtrydhe dhe boronicë

Vera është koha më e mirë për rritjen e luleshtrydheve. Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila forcon kolagjenin dhe boronicat mund të ndihmojnë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të rritur aktivitetin e trurit.

Por është më mirë të konsumoni vetëm manaferrat e rritura në vend. Ato që transportohen nga shumë kilometra larg nuk do të kenë shumë aromë ose lëndë ushqyese. Nëse akoma dëshironi t’i shijoni, atëherë mund të zgjidhni variante të ngrira.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk dua të jem beqare, do të pranoja këdo që…”- Pasi deklaroi se është bise*suale, Chloe Ferry flirton hapur me yllin e televizioneve
Artikulli tjetërI publikuan “bisedat private” të Instagram, ku përmendet Donald Veshaj, Bora Zemani detyrohet të japë sqarime