Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur shqiptar

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, pas përballjes prej disa ditësh me virusin e rrezikshëm. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.

Advertisements

Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnje ndeshje.

Nikolin Lorenci si futbollist me fanellën e Besëlidhjes ka luajtur në 5 sezione, konkretisht: 1970-71, 1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- -79. Pasi ka lënë futbollin Nikolin Lorenci, nuk i është ndarë fushës së blertë, pasi më vonë ka sherbyer si trajner i Besëlidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademitë private te futbollit ne Lezhe, “Brians” dhe “Porto” (“Shënkolli).

Advertisements

Me 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mos dilni jashtë”/ Stuhi e përmbytje në Itali, autoritetet thirrje banorëve, ja ç’pritet te ndodhe
Artikulli tjetër“Gojët e liga dhe mendjet e errëta”/ Thirrje në kohë Covid-i! Mjeku, një këshillë për politikën