Një studim i Universitetit të Oxfordit ka bërë të ditur se njerëzit që marrin vaksinën anti-Covid janë të mbrojtur për 6 muaj.
Advertisements
Studimi zgjati për rreth 30 javë që nga prilli deri në nëntor të këtij viti. Profesor David Eyre, është një nga autorët që është marrë me studimin e Covid ka thënë se ky është një lajm i mirë pasi do të jenë të sigurtë për një periudhë të kohore dhe se do të kenë më shumë kohë që të gjenë një zgjidhje të përhershme.
“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri. Infeksioni COVID-19 mbron shumicën e njerëzve nga ri-infeksioni për të paktën gjashtë muaj.Ne nuk gjetëm një infeksion të ri simptomatik në asnjë prej subjekteve në të cilët u gjetën antitrupa,” tha ai.
Advertisements
Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 95% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!