Besi feston 35-vjetorin e lindjes, Xhensila i kushton dedikimet “e ëmbla”

Aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku feston ditën e sotme 35-vjetorin e lindjes.

Advertisements

Në drejtim të Besit kanë vërshuar qindra urime, nga fansat e miqtë, por më i veçanti mes tyre është ai i bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja e njohur ka publikuar një seri fotosh në InstaStory, ku janë fiksuar moment të ëmbla me Besin. Imazhet në fjalë janë shoqëruar me dedikime të bukura, të cilat tregojnë se dyshja janë më të dashuruar se kurrë.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur(Foto)
Artikulli tjetërPresidenti Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio: Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona