Nga Serbia te Zvicra/ Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Shqipëria fitoi kundër Bjellorusisë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-1 për të marrë kështu kreun e grupit të saj në Ligën C. Pas këtij triumfi kuqezinjtë do të ngjiten në një ligë më të lart, pra në ligën B. Atje gjenden kundërshtarë më të fortë në letër, por njëkohësisht rriten edhe mundësitë e kualifikimit për në Europian për shkakun e rëndësisë së grupit.

Advertisements

Me përballjet që do të nisin në mes vitit 2022-2023 është mësuar edhe ndarja e vazove. Fillimisht janë Kombëtaret e rëna nga Liga A si Bosnja, Islanda, Suedia dhe Ukraina ose Zvicra, pas shtyrjes së takimit mes këtyre dy Kombëtareve, që mban peng ende fatin e tyre. Në vazon e dytë gjenden emra të tjerë të fortë si Norvegjia, Skocia, Rusia dhe Finlanda.

Ndërsa sa i përket vazos së tretë janë Kombëtare me të cilat jemi ndeshur në vitet e fundit si Rumania, Israeli, Serbia dhe Irlanda. Ndërkohë në vazon e fundit të Ligës B janë Armenia, Mali i Zi dhe Sllovenia, me të cilat ne nuk mund të biem në të njëjtin grup pasi i përkasim të njëjtës vazo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Nga sot nis rimbursimi i barnave për trajtimin e Covid-19, Manastirliu tregon hapat se si do të përfitohet rimbursimi
Artikulli tjetërYjet ju sjellin pozitivitet/ Horoskopi 20 nëntor 2020