Nuk dorezohet, Trump ka një tjetër kërkesë

Presidenti Donald Trump duket se nuk do të heqë dorë lehtësisht nga deklaratat e tij se në zgjedhjet e 3 nëntorit pati parregullsi të mëdha.

Advertisements

Pas rinumërimit të votave në Georgia, ku parregullsitë e vogla të zbuluara, nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, fushata e Trump do të kërkojë të njëjtën gjë, në një tjetër shtet.

Mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Winsconsi, ku rivali i tij Joe Biden është projektuar fitues me 20 mijë vota më shumë.

Advertisements

Fushata e Trump ka dyshime për parregullsi të paktën në dy rajone të këtij shteti., në Milwaukee dhe Dane.

Që ditën e parë pas zgjedhjeve Donald Trump ka bërë deklarata për mashtrime në zgjedhje dhe refuzon të nisë largimin nga pushteti. Rivali i tij Biden e akuzon atë për vonesa në tranzicion që po dëmtojnë përgjigjen ndaj pandemisë.

Mbështetësit e Trump kanë kontestuar rezultatin edhe në shumë shtete të tjera edhe pse zyrtarë zgjedhorë thonë se nuk ka prova për parregullsi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlenë bashkë por infektohet vetëm njëri, mjeku Sulçebe tregon arsyen
Artikulli tjetërE turpshme dhe kri minale! Largimi i Lilës nga fusha e blertë, Basha merr me urgjencë në telefon futbollistin