Testet e shpejta kanë hapur një debat në të gjithë botën për saktësinë e tyre në rastet kur testi del negativ.
EVROPË- Komisioni Evropian rekomandoi sot përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit Covid-19 kryesisht tek njerëzit që tashmë shfaqin simptoma sepse tha se ka një pasaktësi në zbulimin e virusit në raste asimptomatike.
Advertisements
Rapid Testet janë më pak të sakta sesa testet standarde PCR, por mund të ofrojnë rezultate në disa minuta, në krahasim me përgjigjen e PCR që kërkon ditë duke provuar kështu një mjet vendimtar në luftimin e shpërthimeve të mëdha të rasteve të të infektuarve. The Guardian citon Komisionin që thotë se:
“Testet e shpejta të antigjenit duhet të përdoren brenda pesë ditëve pas fillimit të simptomave ose brenda shtatë ditësh pas ekspozimit ndaj një rasti të konfirmuar Covid-19”, tha ekzekutivi i BE në një rekomandim jo-detyrues për 27 qeveritë e BE.
Advertisements
Ai gjithashtu u bëri thirrje shteteve që të njohin reciprokisht testet e shpejta dhe të ndajnë strategjitë e tyre të testimit “me qëllim që t’i përafrojnë ato sa më shumë që të jetë e mundur”. Qeveritë e BE kanë rregulla të ndryshme për testet e antigjenit dhe shumë hezitojnë të miratojnë standarde të përbashkëta, ” sipas një dokumenti të brendshëm të BE.
Testet e shpejta kanë hapur një debat në të gjithë botën për saktësinë e tyre në rastet kur testi del negativ. Në Shqipëri këto teste vijnë në muajin shkurt, por rekomandimi vlen për të gjithë ata pacientë që zgjedhin t’ju drejtohen klinikave private në vend ku mund të kryhet testi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!