Ndjekësit te fiksuar ta shohin nuse dhe Fjoralba ua realizon dëshirën(FOTO)

Muajt e fundit mediat kanë shkruar shumë rreth lidhjes së moderatores simpatike Fjoralba Ponari me atletin e quajtur Françesko.

Advertisements

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.

Vetë ajo pranoi lidhjen me të, teksa e ftuar në “Wake up” tregoi se nuk dëshiron ta ekspozojë shumë në rrjetet sociale sepse ai nuk është personazh publik.

Advertisements

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba.

Gjërat mes çiftit duken serioze dhe moderatorja nuk na i ka kursyer disa momente të ëmbla me partnerin në rrjete sociale. Ditën e sotme ajo u pyet nga fansat lidhur me martesën, që si duket nuk qenka në planet e afërta të çiftit.

“Kur do martohesh moj Fjoralba?”- i shkruan një ndjekës të cilit ajo ia kthen me humor:

“Pse po më mban mbi shpinë ti, apo me të ngrënë me të pirë që qenke mërzitur? Ka halle më të mëdhaja se martesa jeta!”- përgjigjet Fjoralba, duke lënë të kuptohet se martesa nuk është në planet e saj afatshkurtra.

Megjithatë, ndjekësit janë fiksuar ta shohin Fjoralbën nuse dhe një tjetër fanse i ka shkruar pak më parë “Kushedi sa e bukur do ngjaje nuse”. Këtë kuriozitet ia ka shuar vetë moderatorja, duke publikuar disa foto me fustan të bardhë, shkëputur nga ndonjë reklamë a sfilatë. “Ja të krijosh një ide” ka shkruar Fjoralba krah fotove.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“U bë dhe shpirti i mamit ëngjëll”, fjalët prekëse të nënës dhe familjarëve të 28-vjeçares që humbi jetën nga Covidi
Artikulli tjetërDita juaj, zbuloni cilat janë dy shenjat më me fat për sot