“U bë dhe shpirti i mamit ëngjëll”, fjalët prekëse të nënës dhe familjarëve të 28-vjeçares që humbi jetën nga Covidi

Emanuela Dalipi humbi jetën dy netë më parë si pasojë e koronavirusit pasi ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila publikoi foton e të bijës në Facebook dhe shkroi: “U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”

Advertisements

Një tjetër familjar i saj ka reaguar që mbrëmjen e 16 Nëntorit kur morën lajmin e hidhur dhe shkroi: “Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”

Ndërsa një vajzë tjetër tregon gëzimin e madh që kishte kur mësoi që ishte shtatzënë dhe ëndrrat për të krijuar një familje të vogël, që iu prenë në mes.

Advertisements

“Kjo eshte Ema… Vajza estetiste qe projektoi endrrat e saj ne cdo takim tonin te permuajshem prej 6 vitesh… Qe nga lajmi i shtatzanise , gezimi qe do kishte nje vajze, endrrat per nje familje te vogel e te re ,u prene ne mes… U nda nga jeta ,fare pak caste pasi doktoret bene nderprerjen e shtatzanise ne muajin e gjashte si pasoje e komplikacioneve te Covid……. U prehsh ne paqe ..I ZOTIT ESHTE DHEU DHE NJERIU E PLOTESON ATE…”, shkroi Paola.

Kujtojmë se pasi u infektua me Covid, Ema ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën. Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes dhe të nënës.

Emanuela Dalipi rezulton e afërme me 16-vjeçaren Blerta Pepa që ndërroi jetë rreth në vitin 2017 pas një operacioni në gju.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Pipero: Mbyllja nuk është zgjidhje, t’a shmangim, ja cfare duhet te bejme
Artikulli tjetërNdjekësit te fiksuar ta shohin nuse dhe Fjoralba ua realizon dëshirën(FOTO)