Covid-19/ Greqia tjetër rekord negativ infektimesh dhe të vdekurish nga virusi! Deklarata tronditëse e mjekut: Çdo gjysmë ore shënohet një viktimë

GREQI- Greqia vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket koronavirusit. Autoritetet greke njoftojnë se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2422 raste infektimesh. Ndërkohë 63 persona të infektuar më parë, kanë humbur betejën me virusin duke gjetur kështu vdekjen.

Advertisements

Po ashtu mësohet se rekord negativ është shënuar edhe për sa u përket personave në intubim, ku numri ka shkuar në 443, gati 6 herë më tepër se një muaj më parë.

Drejtori i spitalit, Papanikolau në Selanik, ka deklaruar në mëngjesin e së martës se në këtë spital çdo gjysmë ore, vdes një person me covid-19.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReflekton biznesmeni g.ay: Nuk do të më shihni më lak.uriq, i kërkoj falje nënave shqiptare…
Artikulli tjetërShmangni diksutimet e kota dhe mos humbni energji/ Horoskopi 18 nëntor 2020