Dokumenti/ Ministrja Manastirliu miraton zyrtarisht urdhrin për masat e reja kundër koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur zyrtarisht urdhrin për ndalimin e ceremonive.

Advertisements

Pas vendimit të Komitetit Teknik që ndalon dasmat dhe ceremonitë mortore përtej familjare, ministrja Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimit në vende të mbyllura apo të hapura.

“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Advertisements

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare, çka do të thotë se zbatimi i tij ka hyrë në fuqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do e shkarkoni Ervin Bushatin? Rama habit me ate qe thote
Artikulli tjetërShumë shpejt mund të jetë një ndër artistet më të paguara, Rita Ora ka një pasuri marramendëse (FOTO)