E rende/ Ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë nga koronavirusi

Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Advertisements

Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me koronavirus. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.

Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Advertisements

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të mbani koronavirusin larg nga shtëpia? Ndiqni këto 3 hapa shume te thjeshte
Artikulli tjetërA do e shkarkoni Ervin Bushatin? Rama habit me ate qe thote