76-vjetori i Çlirmit të Tiranës, Meta: Të çojmë amanetin deri në fund

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në përvjetorin e 76-të të Çlirimit të Tiranës nga nazistët gjerman. Meta theksoi se duhet të punojnë bashkë për të bërë një Shqipëri demokratike dhe ti jepet fund largimit dhe shpopullimit të popullësis. Kreu i Shtetit tha se ky është një moment reflektimi që vendi të bëhet si Evropa duke rikthyer shpresën.

Advertisements

“Është e rëndësishme që mbi të gjitha të punojmë për të çuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri demokratike, të lirë, për një Shqipëri që i jep fund largimit dhe shpopullimit nga ky vend.

Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë

Advertisements

Pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën”, tha ndër të tjera Meta.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan homazhe për Çlirmin e Tiranës tek “Ushtari i Panjohur”, ku mbajtën fjalë zv.kryeministri Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe deputetë të tjerë. Nuk munguan as thumbimet mes tyre dhe presidentit, lidhur me dekoratat që ky i fundit ka dhënë për dëshmorët e rënë luftë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërroi jetë pas infektimit me Covid-19, si lutej gruaja e mjekut Ilirjan Draçi: A nuk është jeta në borxh me ty, Zot jepi një mundësi të dytë të shohë dritën(Foto)
Artikulli tjetërHysaj lodhet nga Napoli, menaxheri me mesazh të qartë ndaj Gattusos