Deklarate aspak e hijshme e Xhani De Biazit: Shkova në Europian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

Azerbajxhani i De Biazit është duke kaluar një moment të vështirë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e teknikut italian ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë në 5 ndeshjet e zhvilluara rrezikon të zbresë në Ligën D nëse nuk merr një rezultat pozitiv në sfidën e ditës së sotme ndaj Luksemburgut. Vendi i fundit në këtë grup mbahet nga Qipro me 1 pikë më pak se azerët.

Advertisements

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur t’i motivojë lojtarët e tij, në një mënyrë aspak të kënaqshme për tifozët shqiptarë. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, italiani zbuloi se iu ka thënë futbollistëve të tij, se kanë potencial më të madh se Shqipëria, me të cilën ai shkoi në kampionatin Europian në vitin 2016.

Sipas De Biazit, kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual. Një deklaratë aspak e hijshme, për një profesionist si Xhani, i cili shkroi historinë me kombëtaren shqiptare duke u shndërruar në një idhull për tifozët kuqezi.

Advertisements

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, deklaroi De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAdrola Dushi bën gjestin e veçantë, mbështillet me flamurin kuqezi në mes të Nju Jorkut, ja çfare shkruan
Artikulli tjetërNdërroi jetë pas infektimit me Covid-19, si lutej gruaja e mjekut Ilirjan Draçi: A nuk është jeta në borxh me ty, Zot jepi një mundësi të dytë të shohë dritën(Foto)