Ish deputeti, Bardh Spahia ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur rreth situatës tek spitali Covid 2, ku supozon se janë ezauruar kapacitetet pritëse. Në mesazh i thonë se 12 pacientë të infektuar kanë mbërritur në spital mbrëmjen e së dielës dhe janë shtruar paraditen e së hënës pasi mungojnë shtretërit dhe burimet e oksigjenit. Pavarësisht këtyre, stafi mjekëor ankohet se nuk merret asnjë masë nga qeveria.
Advertisements
“Përshëndetje, jam personel nga Covid 2. Gjatë gjithë bisedës sot, kanë qenë mbi 5 ambulanca në pritje për të dorëzuar të sëmurët. Me gjithë mungesën e stafit, bëhet hapja e ambienteve të reja për shtrime. Është njoftuar vazhdimisht 127 për situatën por vazhdojnë të sjellin ambulanca. Gjendja është e frikshme. Uroj të merren masa.
Dita e dytë që e kemi ne Tiranën, drejtori thotë jam sëmurë. Nëndrejtoresha ka komunikuar me kabinetin e ministres dhe i ka treguar për situatën e tmerrshme. Ok ok thonë ato por nuk ndërmarrin asnjë veprim. 12 pacientë kanë ardhur mbrëmë dhe vetëm sot kanë arritur të shtrohen, mungojnë burimet e oksigjenit”, është mesazhi që i ka mbërritur ish deputetit Spahia.
Advertisements
Reagimi i plotë
TEK COVID 2 DERGOHEN PACIENTE, EDHE PSE NUK KA ME KAPACITETE!!!
Spitali “Shefqet Ndroqi” (Covid2) është në kolaps, pasi janë ezauruar kapacitetet pritëse për të sëmurët me Covid-19, e megjithatë vazhdojnë t’u dërgohen pacientë nga 127-a. Ambulancat qëndrojnë me orë të tëra para urgjencës për të dorëzuar të sëmurët dhe me “urdhër”, lirohen krevate të reja për shtrime.
Më e rëndë është se kjo situatë i është bërë prezente edhe ministrisë së shëndetësisë, që megjithë premtimet verbale, nuk ka marrë asnjë masë.
12 të sëmurë të ardhur të dielën në mbrëmje janë shtruar vetëm paraditen e të hënës, ndërsa sic denoncojnë edhe stafi mjekësor ky spital ka tashmë edhe mungesa në burime oksigjeni dhe situata është tejet e rëndë sidomos për stafin mjekësor.
Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe kukullave të tij, se ka kapacitete në spitalet Covid janë makabre sepse situata është kjo që denoncohet nga vetë personeli mjekësor, e për të jeni vënë në dijeni!
Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën e Covid-19. Ky vend ka nevojë për një shpresë të re, një qeveri që kujdeset për qytetarët e vet e jo për oligarkët, duke u rrezikuar gjënë më të cmuar, vetë jetën!
(A.M/Faxweb.al)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!