Besart Kadia i bashkohet qeverisë së Ramës, Sali Berisha habit me përgjigjen e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e djeshme edhe për emërimin e ish-anëtarit të PD, Besart Kadias në postin e zv.ministrit të Financave.

Advertisements

Berisha nuk preferoi të japë koment, por tha se Kadia është shkarkuar një vit më parë për krijimin e një lëvizje.

Ndërkohë për babain e zv.ministrit Ilir Kadian, i cili ka qenë këshilltar i Sali Berishës, ish-kryeministri deklaroi se në jo pak raste babë e bir mbajnë qëndrime të ndryshme politike.

Advertisements

“Nuk kisha dijeni. Zoti Kadia një vit para për shkak se paska krijuar një nismë të tij është larguar me urdhër të kryetarit të PD-së, me shkrim nga forumet e PD. Përsa i përket të atit kjo është një gjë jo e rrallë që babë dhe djalë mbajnë qëndrime të kundërta politike. Unë nuk kam ndonjë koment tjetër”, theksoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArtan Hoxha publikon videon që po bën namin dhe zbulon detajet e forta: Nuk kemi fshehur asnjë kasetë!
Artikulli tjetërVde kjet nga Covid-19 në vend mund të jenë të paktën dy herë më të larta se ato të raportuara deri tani(Grafiku)