Pavion Covid edhe në Korçë/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në juglindje

73 raste u identifikuan pozitive me Covid-19 në Korçë, Pogradec, Devoll e Kolonjë, ndërsa sanatoriumi i Korçës është pjesë e skenarit për t’u kthyer në një nga spitalet Covid në rrethe.

Advertisements

Janë 54 shtretër ne dispozicion të të prekurve që do të kenë nevojë për mjekim spitalor.

Aktualisht pranë këtij spitali janë dy mjekë pneumologë dhe 1 infeksionist si dhe 52 specialistë të tjerë të fushave, të cilët krijojnë gjithmonë grupin e mjekëve për trajtimin e kësaj sëmundje.

Advertisements

Janë trajtuar deri më tani dhjetëra raste me Covid, të cilët referohen nga mjeku i familjes,127 por edhe vizita individuale qe Hospitalizohen ne sektorin e karantinimit të spitalit të Korçës.

Por nga ana tjetër pranë këtij spitali janë shtuar edhe rastet e ekzaminimeve përmes skanerit ku mesatarisht testohen 40 persona në ditë, ndërsa mjekët apelojnë që të respektohen masat e distancimit dhe të tregohet kujdes i shtuar nga qytetarët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAngela Merkel flet për Covid-19 pas izolimit të vendit: Shifrat kanë filluar të stabilizohen
Artikulli tjetërPozon me të pasmet jashtë si vajzë shkollë, Papa Françesku i bën “like” në Instagram, modelja brazilianre: Të paktën do shkoj në parajsë