Në gjyq gruaja mashtruese/ Mashtronte duke u hequr si “gruaja e drejtorit”

Pavarësisht këtij qëndrimi mohues , mbi Elvira Lanin që prezantohej si shefe krimesh, rëndojnë tre kallzime si edhe një dënim me kusht nga gjykata e Gjirokastrës.

Advertisements

E veshur bukur dhe me një fjalor të zgjedhur derisa fitonte besimin e viktimave të radhës, ajo prezantohej herë si person me njohje të rëndësishme dhe herë si një drejtoreshë e sapo emëruar në polici. Së paku kështu dyshohet sipas prokurorisë të ketë mashtruar mes të tjerash Ardiana Breshanaj, të cilës i mori në dyqan disa veshje me vlerën e 47 mijë lekëve .

Ajo i tha gruas se po nxitonte se po e priste makina e policisë dhe se kishte me vete vetëm 7 mijë lekë. Kur më vonë gruaja i kërkoi paratë , e dyshuara justifikohej se ishte në mbledhje , ishte me drejtorin, shefin dhe prokurorin . Më vonë për ta qetësuar , ajo shkoi sërish në dyqan dhe bleu një fustan tjetër , por shumën e pa paguar nuk ja dha deklaroi prokurori në seancë.

Advertisements

Sipas prokurorit Elvira Lani ka përvetësuar edhe në dyqane të tjerë veshje apo bizhuteri floriri duke u prezantuar si police. Madje në një rast kur njëri nga të mashtruarit i kërkoi të ndërhynte në hipotekë ku ajo kishte takuar një zëvendës drejtor dhe për këtë gruaja i kërkoi në këmbim 1 mijë euro .

Kur kallëzuesi zbuloi përmes google se Elvira lani lakohej si mashtruese , gruaja ka zbutur tonet duke i kërkuar ndihmë dhe 5 mijë lekë pasi sipas saj ishte pa bukë.

“Në drejtorinë vendore të policisë Tiranë është paraqitur S.J., i cili ka kallëzuar shtetasen Elvira Lani, duke pretenduar se ajo me anë të mashtrimit i ka përvetësuar 100.000 lekë. Shtetasi punon prej katër viteve në biznesin e tij familjar argjendari e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Shtetasja Elvira Lani ka marrë bizhuteri floriri tek dyqani i tij duke mos bërë pagesën. Në muajin maj të vitit 2020 shtetësja Elvira Lani ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparshme e dyqanit ekzistues. Po atë ditë ajo ka bërë porosi disa bizhuteri dhe i ka thënë që do t’i merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajt korrik ajo ka shkuar e pashoqëruar dhe përveç porosive që kushtonin 400.000 ajo mori edhe bizhuteri të tjera duke shkuar e gjitha në total në 150.000. Aji i ka thënë që pagesën do ta sillte në momentin që do të zgjidhte problemin në bankë.. Duke krijuar një farë besimi tek Elvira ai i ka thënë që ta sillte pagesën kur të zgjidhte problemin e bankës. Para se të ikte Elvira i kishte thënë që mund të linte edhe bexhin e policisë atje duke i treguar dokumentin me foton e saj, ku ishte e shkruar Polica e shtetit, por kallëzuesi i ka thënë që nuk ishte e nevojshme pasi kishte krijuar një farë besimi tek ajo. Që nga ajo kohë ajo nuk ka qenë më tek dyqani tij dhe kur kanë kontaktuar në telefon ajo i thoshte se do t’i sillte paratë. Ditët kalonin dhe ajo nuk i kishte dërguar paratë. Në momentin që S.J. ka bërë një kërkim personal të saj ka rezultuar që i gjithë informacioni i saj ka qenë i rremë. Në datën 15 shtator 2020 ai ka kontaktuar në telefon me Elvirën dhe ajo i ka thënë që do ti sille lekët de nëse nuk e bënte do të vepronte ligjërisht me të. Pas disa ditëve Elvira e kontakton dhe i thotë së do t’i sillte një shumë prej 43000 lekësha personalisht . në orën 19;00 ajo nuk shkoi personalisht, por dërgoi një taksi që ai dha me anë të një zarfi shumën e përmendur”, shkruhet në konstatimin e prokurorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMyftiu i Shkodrës u prek nga Covid/ Mesazhi i tij nga Turqia: E mira do e mundë të keqen! Të jemi të vëmendshëm për…
Artikulli tjetërTeoria konspirative/ Covid-19 përhapet nga vetë testet e PCR-it? Ja pse s’mund të jetë e vërtetë