Britania e Madhe ndalon shitjen e makinave me benzinë dhe naftë nga viti 2030

Sipas mediave ndërkombëtare, Johnson e ka mërrë këtë vendim për shkak të ndotes së madhe që lëshojnë këto makina.

Advertisements

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson pritet të njoftojë ndalimin e shitjes së makinave me naftë dhe benzinë që nga viti 2030. Sipas mediave ndërkombëtare, Johnson e ka marrë këtë vendim për shkak të ndotjes së madhe që lënë mbrapa këto makina.

Fillimisht ky plan ishte menduar që të vihej në zbatim në vitin 2040 por në përpjekje për të ulur sa më shpejtë ndotjen e ajrit vendimi pritej që të hynte në fuqi në vitin 2035. Ndërsa tani Johnson mesa duket ka vendosur që ta ulë edhe me 5 vite të tjera ndotjen e ajrit.

Advertisements

Gjithashtu mediat britanike bëjnë me dije se plani për të hequr të gjitha makinat në burim kryesor naftën dhe benzinën, nuk do të zbatohet për makinat hibrid që janë një përzjerje mes fuqisë elektrike dhe karburanteve fosil.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNëse jeni shtatzënë, duhet t’i dini patjetër këto shtatë gjëra që rrezikojnë shëndetin e fëmijës
Artikulli tjetërPamjet sho kuan Italinë/Mbesa e pacientit me Covid që vd.iq në tualetin e spitalit: E mb.ytën bru.talisht