Ka kaq shumë keqkuptime në lidhje me shtatzëninë, si për shembull “gratë në pritje të ëmbël duhet të hanë sa për dy” ose “duhet të qëndroni larg kafes për 9 muaj”, saqë është shumë e vështirë të zgjidhni çfarë duhet të besoni.
Advertisements
Por jo të gjitha këto mite janë të gabuara. Këto janë veprimet që duhet t’i evitoni gjatë shtatzënisë dhe t’i zëvendësoni me diçka tjetër sipas “Bright Side”.
Relaksimi në një vaskë me ujë të nxehtë ose në sauna
Advertisements
Nxehtësia ekstreme në sauna ose në dush është një shqetësim kryesor gjatë shtatzënisë. Kjo mund të jetë relaksuese për ju, por për bebet që nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit në barkun tuaj, është e dëmshme.
Çfarë duhet të bëni?
Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në një dush me ujë të nxehtë. Lahuni me ujë të vakët që i afrohet temperaturës së trupit tuaj.
Konsultohuni me doktorin dhe nëse ai/ajo thotë se nuk është problem për ju, thjesht kufizoni kohën që kaloni në sauna.
2. Të konsumosh shumë sheqer
Kjo bën që fëmija juaj të ketë probleme me të mësuarit dhe kujtesën. E njëjta gjë vlen edhe për zëvendësuesit e sheqerit.
Çfarë duhet të bëni?
Hani më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave. Reduktoni sasinë e sodës.
3. Zënkat dhe ulërimat
Zënka shkakton ankth dhe depresion dhe kjo mund të dëmtojë fëmijën tuaj, veçanërisht sistemin e tyre imunitar dhe trurin. Për më tepër, ulëritja mund të jetë e keqe për nënën dhe mund të çojë në dhimbje koke dhe probleme me gjumin.
Çfarë të bëni?
Pushoni më shumë
Flini mjaftueshëm
Meditoni
Dilni për ecje dhe merrni ajër të pastër
4. Të qarat
E qara gjatë shtatzënisë është normale, sepse mund të bëheni më të ndjeshme. Por duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të ndryshme, si humbja e oreksit, ndjenja e fajit, gjumi i tepërt dhe humbja e interesit për çdo aktivitet. Këto simptoma mund të jenë një shenjë depresioni që më vonë mund të çojë në pasoja më serioze.
Çfarë duhet të bëni?
Nëse simptomat zgjasin më shumë se dy javë, flisni me mjekun tuaj.
Gjeni një mbështetje. Provoni të diskutoni me nëna të tjera shtatzëna.
5. Probleme me gjumin
Sipas studiuesve, 78% e grave raportojnë më shumë probleme me gjumin gjatë shatzënisë se zakonisht.
Çfarë duhet të bëni?
Flini në orare të caktuara.
Përpiquni të stërviteni së paku 30 minuta në ditë.
Pini shumë lëngje gjatë ditës.
Nëse nuk mund të flini, mos e sforconi veten, por përpiquni të lexoni një libër.
Konsultohuni me mjekun tuaj për të zbuluar se cili është pozicioni më i përshtatshëm për ju që të flini.
6. Një jetesë joaktive
Pesha shtesë që merrni gjatë shtatzënisë ju shkakton probleme gjatë lindjes, probleme në rritjen e fetusit dhe vështirësi në kthimin në peshën normale pas lindjes.
Çfarë të bëni?
Doktorët rekomandojnë afërsisht 30 minuta ushtrime në ditë.
Mos harroni të bëni shumë ecje.
Mbani nën kontroll dietën tuaj. Normalisht, një grua duhet të marrë 2,000 kalori në ditë dhe nuk ka nevojë ta ndryshojë këtë sasi në 6 muajt e parë të shtatzënisë. Në tremujorin e fundit duhet të shtoni 200 kalori çdo ditë.
7. Të konsumoni shumë kafeinë
Kur pini kafe, gjithmonë duhet të mbani mend që kafeina tejkalon placentën dhe hyn në rrjedhën e gjakut të fëmijës suaj. Studimet zbuluan se konsumimi i tepërt dhe i përditshëm i kafeinës mund të ndikojë negativisht në fetus.
Çfarë të bëni?
Kushtojini më shumë vëmendje ushqimit dhe konsumimi i 1 deri në 2 filxhanë kafeje në ditë është brenda normales.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!