Sipas mediave, presidenti i FSHF-së, Armand Duka mund t’i besojë stolin,megjithatë nigeriani ka një rival për stolin dhe ai është ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit Orges Shehi
Advertisements
SHQIPËRI– Në 24 orë ka pasur ndryshime sa i përket pankinave. Tirana shkarkoi Emmanuel Egbo, ndërsa Shqipëria U-19 mbeti pa trajner për shkak se Nevil Dede dha dorëheqjen. Tani vëndet mund të ndryshojnë, stoli i mbetur bosh te kuqezinjtë e vegjël mund të gjejë një timionier të ri dhe ai mund të jetë Emmanuel Egbo.
Sipas mediave, presidenti i FSHF-së, Armand Duka mund t’i besojë stolin,megjithatë nigeriani ka një rival për stolin dhe ai është ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit Orges Shehi. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhjeje do të bëjë numri 1 i FSHF-së, gjatë ditëve në vazhdim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!