“S’jam g.ay”/ Zogu i Tiranës shokon me rrëfimin: Femrat i kam kënaqur se*sualisht por më pëlqen të eksploroj

TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ka bërë deklaratën e bujshme. Në një intervistë për për “Bluetooth”, 26-vjeçari është shprehur se nuk është gay dhe sipas tij çdo femër që ka kryer marrëdhënie sek.suale ka dalë e kënaqur. Po ashtu ai shprehet se fakti që është tip avangard, njerëzit nuk duhet të bëjnë aludime të kota. Ndër të tjera ai thotë se i pëlqen të eksplorojë.

Advertisements

Në intervistë ai ka folur edhe për akuzat që i janë vënë në lidhje me pro.stitucionin dhuke thënë që atëherë jeta e tij ka ndryshuar. 26-vjeçari thotë se imazhi i tij që prej asokohe ka rënë dhe sipas tij akuza që i është vënë nuk qëndron.

INTERVISTA E PLOTË

Advertisements

Prej muajsh në “arr,est shtëpie”, si po shkon, si e kalon kohën?

Gjithçka po shkon mirë. Tashmë prej 6 muajsh ndodhem në ‘arr.est shtëpie’, i izo.luar në apartamentin tim. Kohën e lirë me familjen, pasi momentalisht po jetoj me prindërit. Gjithashtu edhe me vizitat nga miq, kolegë e dashamirës të shumtë. Por edhe me gatime, duke qenë se jam edhe një kuzhinier shumë i mirë.

Mendoni se e gjithë çështja juaj është një padrejtësi që ju është bërë?

Lirshmëria ime e jetesës është përdorur dhe keqpërdorur nga ana e policisë për të iniciuar një vëzhgim dhe më pas një përgjim, me pretendimin se isha duke konsumuar një vepër penale. Unë dua të them se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe në asnjë rast nuk ka pasur dhunë fizike apo psikologjike, mashtrim, detyrim apo përfitim.

Tani që ka kaluar kohë nga ngjarja, keni diçka për të shtuar?

Dua të shtoj se gjithçka është shtrembëruar dhe hiperbolizuar nga mediat. Theksoj se askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të bënte kallëzim ndaj meje. Fakti penal për të cilin akuzohem, natyrisht që është pjesë e gjykimit paraprak, ku unë kam dhënë shpjegimet e mia nëpërmjet mbrojtësve të mi ligjorë, por dua t’ju them edhe një herë se nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më atribuohen.
Çfarë keni për të thënë për arrestimin tuaj në një hotel në shoqërinë e një tjetër mashkulli?

Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt!

Është aluduar shumë edhe për prirjen tuaj seksuale; përfundimisht Hermesi, preferon femrat apo meshkujt?

Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam g.a.y. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi se.ksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.

Keni humbur miq pas kësaj historie, ka pasur nga ata që nuk ju kanë ngritur më telefonin?

Do të thosha që kam njohur miqtë e mi të vërtetë. Më janë hapur sytë për shumë njerëz. Unë nuk kam telefonuar askënd, miqtë e vërtetë më janë gjendur pranë, si në këtë situatë, ashtu edhe në shumë të tjera që kam kaluar gjatë viteve të jetës dhe karrierës sime.
Mendoni të riktheheni në ekran pasi gjithçka të marrë fund?
Sigurisht që po! Sapo të marrë fund “arr.esti i shtëpisë”, jam në pritje të kalimit në ‘detyrim me paraqitje’. Kam pasur disa oferta të mira dhe e kam ndarë mendjen se ku do filloj, por le ta lëmë surprizë. Kur lexoj mesazhet inkurajuese të ndjekësve të mi, mbushem me forcë. Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë se i mungoj ekranit. Ndaj dua të mbyllet një orë e më parë kjo çështje e të vërtetohet pafajësia ime, si dhe të jem sa më shpejt në ekran për t’iu dhuruar pozitivitet shqiptarëve.

Si do ta përshkruanit eksperiencën tuaj në burg, çfarë ju mungonte më shumë nga jeta jashtë?

Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një mak.th, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë. Por si familja, miqtë i dhashë kurajë dhe vetes, duke thënë se kush të njeh e di që nuk je kështu dhe se shumë shpejt do të dalë në dritë e vërteta kaq e mundimshme. Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi.

Si është jeta juaj sot?

Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë. Më vjen keq që vazhdoj ende në masën e sigurisë ‘arre.st shtëpie’, pasi njihem nga të gjithë si qytetar i rregullt dhe njeri i medias. Unë nuk paraqes rrezik.shmëri shoqërore (i padënuar më parë dhe pa asnjë precedent penal) dhe s’ka më sens të vazhdoj të qëndroj i mbyllur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Në gjendje të mirë shëndetësore”/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos me simptoma të lehta
Artikulli tjetërNevil Dede i zuri vendin te Tirana, Egbo gati të gjejë punë shumë shpejt: Nis kontaktet me…