Trump ndryshon ngjyrën e flokëve pas humbjes ne zgjedhje

Teksa Presidenti Trump bëri daljen e tij të parë paszgjedhore për të diskutuar vaksinën Pfizer COVID-19, një detaj në flokët e tij bëri më shumë bujë në rrjetet sociale.

Advertisements

Gjatë konferencës së drejtpërdrejtë për shtyp të Premten, presidenti shtjelloi përpjekjet e qeverisë për të ofruar një vaksinë falas COVID-19 për publikun dhe angazhimin e tij për të parandaluar një bllokim tjetër në të gjithë vendin.

Sidoqoftë, flokët e tij dukeshin se ishin në një nuancë tjetër, dukshëm më të hirtë dhe më pak të verdhë se zakonisht.

Advertisements

Ndoshta ngjyra gri e flokëve te presidentit ishte pasojë e ndriçimit të skenës, ose nga mosha pasi kur u zgjodh në 2016, Presidenti Trump, ishte presidenti më i vjetër që kishte marrë detyrën.

Stresi gjithashtu mund të bëjë që flokët të bëhen gri, siç zbuluan studiuesit e Universitetit të Harvardit.

Imazhet e “Trumpit gri” u bënë virale në internet ndërsa stafi që kujdeset për imazhin e tij nuk komentoi ndryshimin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak300 mijë euro në kamion, kush është Erjon Jovani, pronar i kompanisë që tregtonte makina, 4 vite më parë u kap me 190 kg dr ogë
Artikulli tjetër“Me 1000% s’jam unë i pari me COVID në Shqipëri”/ Rrëfimi i “pacientit zero” Viktor Kolës, tetë muaj pas infektimit