Fluturon avioni i Lacios. Një “Shqiponjë” u ngjit dhe u ul mëngjesin e së premtes në aeroportin “Çampino”. Me stemën e klubit dhe vitin e themelimit të klubit, tashmë skuadra e Tares dhe Strakoshës do të ketë avionin e saj personal, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në drejtimin ekonomik të klubit.
Advertisements
Skuadra bardhekaltër do të fluturojë me avionin e saj në transfertat brenda Italisë dhe Europës, një dhuratë që presidenti Klaudio Lotito e kishte menduar prej kohësh. Mjeti i ri i transportit do të inaugurohet më 20 nëntor, në fluturimin e parë që do të bëjë drejt Krotones. Ditën e djeshme “Boeing 737/300 Classic” i kompanisë bullgare “Tayaranjet” bëri vetëm një fluturim kolaudimi në “Çampino”.
Por, për të lëshuar rrufenë në qiell të hapur mendon Luis Alberto, i cili e ka komentuar me ironi shpenzimin më të fundit të klubit gjatë një ndeshje direkte në FIFA në “Twitch”: “E pash avionin, shumë bukur… Kaq shumë para të shpenzuara. Në fakt, për ne dhe skuadrën nuk ka asgjë”.
Advertisements
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!