Në dy muaj shkollë, shtatë mësues vikt ima të Covid! 5-fish më tepër raste të reja se të shëruar

Vetëm 93 persona u deklaruan të shëruar nga Covid-19, ndërkohë që pesëfish më tepër u identifikuan një ditë më parë, tregues ky që vendi ynë është shumë larg vënies nën kontroll të situatës.

Advertisements

Përveç ditës së djeshme ku u vu re një rënie e lehtë, kurba e infe ktimeve është rritur sërish, duke treguar sidoqoftë të njëjtin raport me totalin e testeve të kryera. Hiç më pak se një e pesta.

Shifrat ditore të lartpërmendura erdhën pas 2508 testimeve në laboratorët privatë e publikë, prej të cilëve më pak se 500 prej tyre janë kryer për arsye depistimi. Ndërsa në hartën e zonave të kuqe është pothuaj çdo qytet i vendit (sipas tabelës bashkëngjitur shkrimit).

Advertisements

Sa i takon situatës në spitale, numri i shtretërve rritet çdo ditë, bashkë me fatalitetet, sikundër edhe ata që janë në luftë për jetën. Gjashtëmbëdhjetë pacientë ndodhen në terapi intensive dhe tre në intubim.

Vikt ima të Covid dje u shënuan shtatë, nga mosha 47 deri në 83- vjeçare. Ndonëse nuk përfshihet në listën e raportuar, mësohet se një mësuese nga Fieri ishte viktima e radhës për shkak të Covid, duke e çuar në shtatë numrin e arsimtarëve që kanë humbur jetën nga virusi.

Ishte vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që, përmes një mesazhi ngushëllues, kërkoi më shumë ndërgjegjësim për zbatimin rigoroz të protokollit anti-Covid në shkolla.

“Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj. Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luf tuar këtë virus të pabesë. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”, shkruan ministrja, e cila dy ditë më parë bëri me dije se gjashtë mësues të tjerë po marrin shërbimin spitalor dhe qindra të tjerë janë të karantinuar.

Pavarësisht shifrave dinamike, deri tani, përveç një shkolle në Kavajë, ku u infektuan më shumë se gjysma e stafit mësimor, ka pasur vetëm mbyllje klasash për të zhvilluar mësim online përkohësisht.

Përpos rritjes së infektimeve, si në radhët e mësuesve, ashtu edhe te fëmijët, për ekspertët e arsimit dhe psikologët, mbyllja e institucioneve arsimore duhet të jetë opsioni i fundit për ministrinë. Të vetmet institucione që u mbyllën pa u hapur ende, janë universitetet, të cilat prej dy javësh zhvilluan mësim në kushte shtëpie.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKeni bërë plane për fundjavën? Mesoni si do jete moti
Artikulli tjetërKlajdi Haruni poston foton e të dashurës. Kush është vajza që i ka rrë mbyer zemrën këngëtarit të “Threedots”?!