Suedia ishte një nga shtetet e pakta që nuk vendosi të karantinojë populsinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Advertisements
Edhe pse gjatë muajve të parë të vitit kur pothuajse të gjitha shtetet e botës u izoluan për shkak të shifrave të larta të infeksioneve me COVID-19, Suedia vendosi që të mbante hapur të gjitha aktivitetet, megjithëse edhe në këtë vend shifrat e infektimeve ishin të larta.
Por tashmë që vala e dytë e COVID-19 po go det botën, edhe Suedia po përballet me një shtim të infeksioneve, pasi në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i infektimeve që nga fillimi i pandemisë.
Advertisements
4697 raste të reja u regjistruan në shtetin suedez, ndërkohë që 42 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e vik timave në 6164 që nga fillimi i pandemisë.
Shkalla e vdekjes së Suedisë është disa herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por disi më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!