“Nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi që nëse infektohem…”,Rama publikon mesazhin e personalitetit të njohur dhe i përgjigjet opozitës: E njihni të gjithë, ai…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për menaxhimin që po i bën qeveria situatës nga pandemia, duke treguar një mesazh që ka marrë nga një personalitet i njohur në vend, të cilit nuk ia tha emrin, për të treguar se me deklaratat e tyre po ngjallin panik tek qytetarët.

Advertisements

Shefi i Qeverisë tha se ky mesazh i ka ardhur sot në telefon, dhe tekst shkruesi i tij tregonte se kishte mundur të flinte i qetë pasi kishte parë pamjet e publikuara brenda spitaleve Covid.

“Sot kam marrë një mesazh nga dikush që nuk kam autorizim ti përdor emrin, por ju e njihni, e njohin të gjithë, një personalitet në moshë të thyer, që më shkruante se më në fund ka mundur të flejë gjumë, pasi pashë realitetin e spitaleve, sepse nuk arrija më të flija gjumë nga ankthi që nëse do më ndodhë që të infektohem s’do kem mundësi të gjej një shtrat me mjekët mbi kokë në një spital.

Advertisements

Dhe është një personalitet publik i Shqipërisë, nuk është person anonim.

S’ka nevojë fare për mua, në kuptimin e ndonjë interesi, por ishte realisht një mesazh clirimi.

Nga se ? Nga barra e tmerrshme shpirtërore e mendore që i ka ngarkuar atij dhe si atij një mase dërrmuese shqiptarësh kjo opozitë. Duke përsëritur pa pushim që spitalet janë në kolaps, që s’ka oksigjen e lace, që mjekët vetë po vdesin, kur në fakt kjo është e pavërtetë.

Mund të ishte dhe e vërtetë sic është për fat të keq në disa vende shumë më të zhvilluara se ne me një shëndetësi më të zhvilluar që në pika të caktuara të tyre janë në këtë situatë”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbyllet sërish ‘Rruga e Durrësit’, automjetet dhe autobusët duhet të qarkullojnë në këto rrugë
Artikulli tjetërAnija “Sea Dream” nisi udhëtimin e parë në Karaibe/ 5 persona rezultojnë pozitivë me Covid-19, ndalohet lundrimi, 53 pasagjerët karantinohen