Dy të rinj janë arr estuar nga Policia në Kukës pasi po transportonin has hash me makinë. Një tjetër i ri është shpallur në kërkim pasi ka mundur t’i largohet efektivëve të Kufirit.
Advertisements
Sipas Policisë, janë arrestuar në flagrancë E. I. 26 vjeç, banues në Shemri, Kukës dhe D. Zh. 19 vjeç banues në Kalimash, Kukës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. D. 23 vjeç, banues në Shemri, Kukës.
Punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimeve të shtuara në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor” kanë konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit në momentin që ka parë efektivët, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.
Advertisements
Menjëherë, punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit. Shtetasi E. D. bra ktisi mjetin dhe bashkë me dy pasagjerët tentoi të largohej në zonën e pyllëzuar në teren malor.
Shërbimet e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e dy pasagjerëve, shtetasit E. I. dhe D. Zh, ndërsa drejtuesi i mjetit mundi të largohej. Shtetasi E. D. u shpall në kërkim dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar na rkotike can nabis sa tiva. Në përfundim të veprimeve, nga specialistet për Hetimin e Narkotikeve në DVP Shkodër u bë arre stimi në flagrancë i shtetasve E. I. dhe D. Zh., si dhe sekuestrimi i lëndës nar kotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Traf ikim i na rkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!