Ngjarja e rëndë në Gjirokastër/ 20-vjeçarja vd es në spital pas lindjes së bebit, familjarët të sho kuar hedhin akuzat e forta(VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë 20-vjeçare nga Matoqi i Sarandës humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës.

Advertisements

Ajo u soll në maternitet nga fshati Zhulat i Gjirokastrës nga familjarët e bashkëshortit pas dh imbjeve të lindjes. Mjekët vendosën për ndërhyrje çezariane për shkak të pozicionit të fëmijës dhe ndërhyrje që u krye rreth orës 9.30 dhe zgjati gati 40 minuta. E reja u bë nënë e një djali me peshë 2,5 kg dhe të dy u konfirmuan në gjendje të mirë.

Rreth orës 3 të mëngjesit pas komplikacioneve në frymëmarrje mjekët vendosën për trajtimin në reanimacioni të 20-vjeçares. Gjendja sipas kreut të spitalit Sokol Feruni u agarvua me shpejtësi dhe vajza ndërroi jetë rreth orës 4. Sipas tij pritet që ekspertiza dhe autopsia të përcaktojnë shkaqet e vd ekjes dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.

Advertisements

Nga ana tjetër familjarët e Kledionës kanë pretenduar për mjekim të pakujdesshëm dhe ak uzojnë mjekët se e kanë vënë re me vonesë përkeqësimin e gjendjes së vajzës

Sokol Muxhaj vjehrri i vajzës tha se mjekët janë rikthyer në spital me vonesë dhe se mjekimi ka qenë i pavëmendshëm. Edhe vjehrra dhe kunati i vik timës konfirmuan gjendjen shumë të mirë dhe faktin se 20-vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëm undje.

20-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore kur ka mbërritur në maternitetin e spitalit për të lindur dhe nuk dihen ende arsyet pse ajo ka humbur jetën menjëherë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjeku Pëllumb Pipero bën kërkesën urgjente: Të ndalohen menjëherë …
Artikulli tjetërCovid-19 i merr jetën mësueses, kolegët prekin me dedikimet: E shtrenjta jonë Leta, edukove 40 breza. Në vitin e fundit të punës u ndave përgjithmonë nga nxënësit