Drejtori i Institutit të Ndërtimit futet në intubim te Infektivi, familja përpjekje për dërgimin në Turqi

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, është shtruar në spitalin Infektiv i prekur me Covid-19 dhe është futur në intubim.

Advertisements

Gjendja shëndetësore e Hysenlliut është rënduar, ndërsa mjekët shpresojnë dhe po bëjnë gjithçka për stabilizimin e tij. Mantelbardhët po përpiqen që kreu i Institutit të Ndërtimit të arrijë nivelin e duhur të saturimit të oksigjenit në gjak, mbi 90.

Duke parë gjendjen e rënduar të tij, familjarët e Agron Hysenlliut po bëjnë tentativa për dërgimin e tij në Turqi. Dy ditët e normat e oksigjenit në gjak të kryeinxhinierit kanë ardhur duke u normalizuar, ç’ka u ka dhënë shpresë mjekëve se gjendja e tij mund të përmirësohet derisa të shkohet drejt stabilizimit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIsh banori i Big Brother flet për punën e tij si mjek: Të bur gosurit e Reçit më ngacmojnë, ja çme thone
Artikulli tjetërRasti i parë në Itali, qeni infektohet me virusin Sars-Cov 2