Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë mesazhe shprese duke bërë të ditur se në janar shteti helen do të ketë vaksinën, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdessjëm në respektimin e masave shtrënguese.
Advertisements
Gjatë një fjalimi në Parlament Mitsotakis i bëri thirrje opozitës, që të mos verë në shënjestër ekspertët dhe shkencëtarët.
“Sot nuk ecim pa drejtim. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari. Dozat do të të vijnë në pjesë dhe qytetarët do të duhet të vaksinohen në mënyrë që të thyejnë zinxhirin e pandemisë.
Advertisements
Do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i rifillimit”, tha kryeministri, raporton Protothema.
Por kryeministri grek paralajmëroi se dhjetëditëshi i ardhshëm do të jetë i vështirë.
“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” theksoi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!